Gazeta Si – Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi, u thirr këtë të hënë për të dëshmuar në Prokurorinë e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit.
Ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre. Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari, i cili ishte edhe drejtues i PS-së në Poliçan.
“U thirra për ish drejtorin e Poliçanit Erjon Zylyftarin nëse e njihja apo nëse kisha takuar”, – deklaroi Çuçi pasi u mor në pyetje.
Përsa u përket akuzave për shpërdorim detyre, Çuçi u shpreh se ‘nuk ka asgjë të tillë për mua”.
Çështja bëhet fjalë për vjedhjen e mbi 50 tonë metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës.
Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes.
Burime në Prokurinë e Beratit bëjne me dije se, duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarësh të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim, nëse do t’i kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut apo jo.
Në fletëthirrjen që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish-ministri Çuçi është thirrur në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




