Ka ndodhur

Vjedhin 2 pako me këpucë e veshje marke me vlerë 750 mijë lekë në Durrës, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen si autorët e një grabitje me dhunë të ndodhur tri ditë më parë në këtë qytet.
Në sajë të operacionit të koduar “The end", është bërë e mundur zbardhja e vjedhjes së kryer me dhunë dhe vënia në pranga e shtetasve me iniciale Akil Gjeçaj, 27 vjeç, banues në Durrës dhe Arjos Gjongecaj 21 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Dosja i kaloi për hetim prokurorisë së Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë