Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Vorë të akuzuar për vjedhjen dhe përvetësimin e një sasie karburanti.
Në pranga kanë rënë J.S. 35 vjeç dhe P.K. 31 vjeç, të dy banues në Vorë.
Policia thotë se ka dokumentuar vjedhjen e 172 litrave karburant nga eskavatori i një firme ndërtimi.
Mësohet se vjedhja është bërë nga 35-vjeçari, i cili naftën ia ka shitur 31-vjeçarit P.K., për të cilin policia thotë se kishte dijeni që karburanti ishte i vjedhur.
Për këtë arsye, 35-vjeçari akuzohet për vjedhje ndërsa blerësi për përvetësim të mallrave të vjedhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




