Biznes

Vizitorët dhe netë qëndrimet në korrik prekën rekord të ri, ‘ndërgjegjësohen’ vendasit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në korrik 2023, shfrytëzimi i kapaciteteve turistike në vend arriti një rekord të ri, ndikuar nga numri i lartë i turistëve.

Numri i vizitorëve rezidentë u rrit me 45% dhe netë qëndrimet e tyre u rriten me 60.9%. Vizitorët e huaj u rritën me 35% dhe netë qëndrimet e tyre me 42%.

Ndonëse vizitorët vendas janë shtuar më shumë, të huajt mbeten më të lartë në numër. Në korrik, ishin 236.55 vizitorë jo-rezidentë dhe 150.676 rezidentë.

Të ndara sipas rajoneve, për shqiptarët, ai jugor ka qenë më i preferuar, ndërsa për të huajt ai qendror. Të dy llojet e vizitorëve kanë preferuar kryesisht të akomodohen në hotele dhe akomodime të ngjashme. Të huajt duket të kenë dhe një interes në rritje për hapësirat e kampingut në Shqipëri.

“Jo-rezidentët” dominohen nga turistët e Kosovës, rreth 13%, ndjekur nga Italia 7.3%, Polonia 6.6% dhe Gjermania 5.2%.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 45%, kundrejt 39% që ishte në muajin Korrik 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49.5 %, kundrejt 41% që ishte në muajin Korrik 2022. Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë