Të premten kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën, ndërsa mediat greke zbardhin axhendën e takimeve.
“Protothema” shkruan se Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Ndër të tjera, media greke shkruan se ministri i Jashtëm, Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë.
Më pas, kryeministri Mitsotakis do të shtrojë një darkë me homologun shqiptar, ndërsa i pranishëm do të jetë dhe ministri i Jashtëm, Dendias.
Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.
Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.