Vizita në Tiranë e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias u përmbyll me një rezultat konkret; Marrëveshja e Detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Hagë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka foli shkurt për këtë temë, (në një deklaratë të parapërgatitur), pas takimit të zhvilluar me homologun grek.
“…Një tjetër çështje e diskutuar është dhe delimitimi i hapësirave detare.
Rikonfirmuam vullnetin për një kompromis për të referuar çështjen në një palë të tretë gjyqësore,” tha Xhaçka.
Shumë më konkret për këtë çështje, ishte ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Ai foli për abrogimin i ligjit të luftës, sa më shpejt.
Ndërsa konfirmoi se dy palët kanë rënë dakord që marrëveshja e Detit të shqyrtohet në Hagë.
Dendias la të kuptoje edhe problematikën për pronat e çamëve në Greqi kur tha se kjo çështje mund të çojë në pasoja të shumëfishta.
“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks sic paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë. Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.
Takova dhe anëtarë të minoritetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit dhe në marrëdhëniet tona është e rëndësishme se iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.
Diskutuam për çështje me energjetikën, për luftën në Ukrainë që Shqipëria po e menaxhon me Këshillin e Sigurisë.
Doja të përgëzoja Shqipërinë si vend anëtar që të integrohet në BE, ka adoptuar vendimet e BE dhe mendoj se mund të jetë shembull dhe për vendet e tjera që nuk ndjekin taktikën shqiptare që të jetë e harmonizuar me pozicionet e familjes europiane.
Falenderojmë Shqipërinë për kandidaturën që ka dhënë për periudhën 25-26. Për perspektivën europiane të Shqipërisë, Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.
Më herët të njëjtin qëndrim mbajti edhe ministrja Xhacka por përcolli një gjuhë të ndryshme kur foli për pronat çame.
“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam” – u shpreh Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.