Bota

Vizita e Biden në Kiev me tren nga Polonia: Si u organizua udhëtimi i tij në një zonë lufte

Vizitat e një presidenti amerikan në një zonë lufte përfshijnë rrezik të madh.

Së pari; Zakonisht Shërbimi Sekret dhe Departamenti priren t’i dekurajojnë ata, për arsye të dukshme. Ideja ishte e një takimi Biden-Zelensky në kufirin polak. Por ka disa momente ku është e nevojshme të dërgohet një mesazh i fortë: Bush shkoi në Irak, Obama në Afganistan.

Së dyti; Sigurisht që nuk është e lehtë të “fshehësh” personazhin: Ai ka shumë ndjekës, të dukshëm, me makina, mjete mbështetëse, eskortë personale dhe ata të vendit pritës.

Axhenda zyrtare ndryshohet në minutën e fundit ose “kamuflohet”. Shtëpia e Bardhë ka bërë të besojë se presidenti ka angazhime në Uashington të hënën përpara se të niset për në Poloni. Në kryeqytetin ukrainas, megjithatë, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme dhe mund të thuhet se ishte një vizitë e “paparalajmëruar”, por disi e pritur.

Së treti; Në disa raste, presidenti amerikan duhet të heqë dorë nga kërcimi i madh, nga Air Force One, dhe të bjerë përsëri në avionë ushtarakë, si C17, të përshtatur për misionin special. Nga ana tjetër, Biden përdori – sipas informacioneve fillestare – trenin që nisej nga territori polak, mjeti i përdorur nga të gjitha delegacionet zyrtare të huaja që nga shpërthimi i konfliktit. Hapësira ajrore është shumë e ekspozuar.

Së katërti; Amerikanët dhe ukrainasit duhej të shqetësoheshin për sigurinë e ngushtë – pra VIP-at – si dhe për linjën hekurudhore. Përdorimi i mundshëm i një kolone të vecantë i parapriu asaj me delegacionin amerikan në bord. Të njëjtat masa paraprake u morën edhe për automjetet.

Në vende normale, “udhëtimi”  i presidentit amerikan përfshin automjete me sisteme komunikimi dhe të tjera për kundërmasa elektronike, ambulancë, kamionçinë me pajisje në rast sulmesh jokonvencionale, dhe të paktën dy ose tre “limuzina” identike, kopje të makinës së Presidentit.

Në kryeqytetin ukrainas, presidenti lëvizi me një fuoristradë të blinduar por me një “karvan” të madh që u vu re menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë