Politike

Vitin tjetër në Shqipëri Samiti i Komunitetit Politik Europian

Shqipëria do të mirëpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian. Një ditë pasi kryeministri britanik Keir Staremer e njoftoi këtë në konferencën përmbyllëse të takimit të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Pallatin Blenheim, kryeministri Rama ndau me ndjekësit lajmin në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ky është një tjetër fakt i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku më parë shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ndërsa sot jemi stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë