Ngjarje

Viti 2025 nis ndryshe! Bebet e para janë binjakë

Viti 2025 nisi me një gëzim të veçantë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Me të trokitur ora 12:00, më 1 janar, erdhën në jetë binjakët Ares dhe Rajd, duke sjellë gëzim dhe emocion për familjen e tyre dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta.

Të dy foshnjat gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa prindërit e tyre janë të mbushur me falënderim dhe dashuri për këtë dhuratë të paçmuar.

“Mirë se erdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, shkroi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë