Nga Fiona Harvey – Moti ekstrem goditi muajt e parë gjatë vitit të kaluar, duke shkaktuar zjarre të fuqishëm në vende të ndryshme si Suedi, Britaninë e Madhe dhe përmbytje në Indi dhe Azinë Juglindore.
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti i kaluar ishte i katërti më i nxehti në rekord dhe konfirmon një trend të rritjes së temperaturave, që është një sinjal i qartë se ne po ndikojmë në klimë. Thatësira, përmbytjet, rritja e niveli të detit dhe valët e nxehtësisë, pritet të rriten ndjeshëm si rezultat i veprimtarisë së njeriut.

Në fund të vitit 2018-s, pati paralajmërime nga shkencëtarët e klimës se toka do të shkatërrohet, nëse nuk marrim masa. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, trupi global i shkencëtarëve kryesorë botërorë të klimës, i cila ka prodhuar raporte të rregullta mbi gjendjen e shkencave klimaterike që nga viti 1988, ka treguar një pasqyrim se në të ardhmen muajt e dimrit do të zëvendësojnë ato të verës nëse njerëzit vazhdojnë të jenë moskokëçarës ndaj dëmeve që i shkaktojnë tokës.

Kjo nuk tingëllon shumë bukur, por njerëzit do të jenë dëshmitarë të katastrofës që kanë krijuar, duke parë zhdukjen e shkëmbinjve dhe të gjallesave të ndryshme, ngritjen e nivelit të detit dhe rënien e produktivitetit bujqësor në të gjitha skajet e globit.
Kjo është një e ardhme që duhet të përpiqemi ta shmangim, por konferenca e OKB në Poloni për klimën, që diskutoi ngjarjet klimaterike të ndodhura gjatë vitit të kaluar, tregoi gjithashtu se vendet janë treguar indiferente për sa i përket alarmit klimaterik nga shkencëtarët. Gjithashtu vendet pjesëmarrëse diskutuan një rregullore të përbashkët për vënien në praktikë të Marrëveshjes së Parisit në vitin 2015, që përmban rregulla për emetimet e gazeve serrë.
Në këtë konferencë nuk dukej se kishte angazhime të forta për të rritur praktikat e vendeve për emetimet, në përputhje me këshillat shkencore. Në aspektin klimaterik shenjat e vitit 2018 nuk ishin të mira dhe pretendohet që ky vit i ri të jetë i rëndësishëm, sepse opinioni publik po mobilizohet në mbarë botë dhe politikanët dhe biznesmenët po i kushtojnë një vëmendje të veçantë mjedisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po mban gjithashtu një samit për të planifikuar investime të mëdha në projekte që do të reduktojnë emetimet e gazeve serrë dhe do të ndryshojë mënyrën se si Franca përdorin energjinë. Ka shpresë për ndryshimin e klimës dhe rënien e shpejtë të kostos së teknologjisë për energjinë e rinovushme, e cila konkurron lëndët fosile, por shumë fushata të shoqërisë civile, që janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar kanë “zgjuar nga gjumi” politikanët për sa i përket çështjes së mjedisit. Gjithnjë e më shumë njerëzit po refuzojnë të heshtin për sa i përket dëmtimit të klimës, kështu që mendoj se 2019 do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha. /The Guardian/
*Fiona Harvey ka shkruar një sërë artikujsh për mjedisin dhe ka raportuar shumë ngjarje nga Arktiku dhe Amazona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




