Një 23-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në fshatin Rehovë, të Njsësisë Administrative Vithkuq, (Korçë), ku burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë kryeplaku i këtij fshatit, Ervis Rrapo. 29-vjeçari është arrestuar këtë të enjte nga uniformat blu. Mësohet se e reja, ka probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi në Polici është bërë nga babai i 23-vjeçares, ndërsa burimet bëjnë me dije se e reja është në gjendje të rënduar psikologjike.
Familja e vajzës jeton në kushte të vështira ekonomike.
Njoftimi i policisë:
– Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




