Futboll

Visar Bekaj lë Tiranën, portieri i Kosovës kalon në kampionatin turk

Gazeta Si – Portieri i Tiranës dhe Kosovës, Visar Bekaj, ka mbyllur transferimin në Turqi, ku do të veshë fanellën e Hatayasporit. Një skuadër kjo që është pjesë e elitës së futbollit turk, por që sezonin e fundit u tërhoq nga kampionati për shkak të tërmetit që goditi qytetin.

Portieri 26-vjeçar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe klubi turk e ka zyrtarizuar si përforcimin e radhës me një postim në rrjetet sociale. Mbyllet kështu pas 3 sezonesh aventura e Bekajt me Tiranën, ku ai u shpall kampion i Shqipërisë.

Bekaj te Tirana dhe gjate prezantimi te Hatayaspor. Gazeta Si, 28 qershor 2023

Superiorja humbet një nga portierët më të mirë, ndërsa vetë sportisti bën një hap përpara në karrierë me kalimin në Turqi. Ai do të stërvitet te Hatayaspor nga Vollkan Demirel, ish-portieri i njohur turk.

Tirana ndërkohë ka afruar këtë vetë portierin Gentian Selmani, i cili gjithashtu ka pasur një eksperienë në futbollin turk dhe është grumbulluar edhe nga Kombëtarja kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë