Nga Gazeta Si- Në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vijojnë të paraqiten dhjetëra raste në ditë që kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore.
Sipas burimeve në pavion, rastet më të shpeshta vijnë me temperaturë të lartë, probleme gastro-intestinale (të vjella dhe diarre) ose gjendje desaturimi e dehidratimi. Mjekët infeksionistë thonë se pjesa më e madhe e të shtruarve në pavion, vijnë pas disa ditë qëndrimi pa mjekim në shtëpi duke e konsideruar gjendjen e tyre virale thjesht kalimtare, si pasojë e virozave.
Por pak kush e mendon se shkak mund të jetë Covid, i cili ka shtuar qarkullimin në vend.
“Natyrat epidemiologjike të shtrimeve janë të ndryshme. Por rëndimi i situatës ka ardhur për shkak të mbivendosjes së virusit me patologji të ndryshme me të cilët bashkëjeton pacienti, siç mund të jetē një pneumoni kronike, insuficiencë kardiake ose renale etj. Ndaj duhet kujdes dhe të paraqiteni menjëherë tek mjeku i familjes’, thonë epidemiologët.
Megjithëse me rrisk jo të lartë, Covid-19 tashmë është prezent duke shkaktuar dhe komplikacione nëse neglizhohen simptomat, siç janë dhimbjet e fytit, trupit apo pneumonitë.
Sipas mjekëve, në vjeshtë, gjatë muajve tetor-nëntor pacientë kronikë në rrisk për të kaluar Covid-19 me komplikacione, duhet të kryejnë vaksinën për mbrojtjen nga gripi si dhe të marrin një dozë perforcuese për parandalimin e infektimit nga Covid.
Me rëndësi mbetet vaksinimi i fëmijëve të cilët janë përçues të infeksionit nga shkolla apo kopshtet e çerdhet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.