Në një koment në revistën shkencore ‘The Lancet’, virologë nga më shumë se 40 vende u bënë thirrje udhëheqësve globalë që të adresojnë kërcënimin në rritje të gripit të shpendëve H5N1 duke rritur mbikëqyrjen, duke rritur biosigurinë dhe duke u përgatitur për transmetimin e mundshëm viral nga njeriu te njeriu.
Shkencëtarët thonë se më shumë se 995 tufa lopësh qumështi dhe të paktën 70 persona janë infektuar me H5N1, duke përfshirë raste të rënda dhe vdekjen e parë të raportuar në SHBA.
Investimi i vazhdueshëm në mbikëqyrje njeri-kafshë dhe ndarja e menjëhershme e vëzhgimeve të pazakonta në terren dhe të dhënave të sekuencës është thelbësore për studiuesit në të gjithë botën për të monitoruar në mënyrë efektive dinamikën e virusit.
“Në SHBA, infeksionet sporadike njerëzore pa kontakt të njohur me kafshë të infektuara nxjerrin në pah mundësinë e adaptimit viral për transmetim efikas nga njeriu te njeriu”, shkruajnë ata. “Njëkohësisht, virusi vazhdon të qarkullojë te zogjtë e egër, tufat e oborreve dhe speciet migratore duke e amplifikuar më tej rrezikun për njerëzit dhe kafshët shtëpiake”, thotë shkencëtari Marion Koopmans.
Hulumtuesit rekomandojnë:
Monitorimin e vazhdueshëm të kafshëve, duke përfshirë testimin e qumështit, ujërave të zeza dhe njerëzve që punojnë me kafshë të infektuara, për të ndjekur evolucionin e virusit që mund të çojë në transmetim nga njeriu te njeriu.
Ndarjen e të dhënave gjenomike midis rrjeteve globale të kërkimit për të ndjekur evolucionin dhe përhapjen e virusit.
Përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe protokolleve të rrepta të pastrimit të fermave.
Sigurimi i më shumë fondeve për mekanizmat e reagimit, veçanërisht në rajonet me rrezik të lartë.
Zhvillimi dhe përdorimin e vaksinave për njerëzit dhe kafshët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.