Ka ndodhur

Vinin baste sportive nëpërmjet celularit në lokale, arrestohet 38-vjeçari në Korçë, nën hetim një 26-vjeçar

Policia e Korçës ka goditur dy raste në dy lokale të ndryshme në Korçë, pasi dyshohej se organizonin ilegalisht veprimtari të lojërave të fatit

Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi në lokalin e tij të paregjistruar në organet tatimore, vinte baste sportive nëpërmjet celularit.

Nga kontrollet është arrestuar Theofan Xheka 38 vjeç, pronar i njërit prej lokaleve ku viheshin baste sportive, me celular.

Ndërkohë që në një tjetër lokal u ndalua për të njëjtin shkak një 26 vjeçar, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Celularët që i shërbenin kësaj veprimtarie të paligjshme, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë