Futboll

Vinicius, 18-vjeçari që po bën të harrohet Kristiano Ronaldo

Largimi i bujshëm i Kristiano Ronaldos verën e shkuar nga Real Madrid nga shumë vetë u mendua se i hapi rrugën Garreth Bejl për t’u bërë lideri i “Los Blancos”. Por nuk ka ndodhur kështu deri në këto momente, pasi ekipin e Real Madridit e ka marrë për dore një 18-vjeça i quajtur Vinicius Junior.

Sulmuesi brazilian ishte nga afrimet e pakta që bëri Real Madrid bëri verën e shkuar. Ai në fakt ishte blerë nga ekipi spanjoll që në majin e vitin 2017-të nga klubi brazilian i Flamengos, por vetëm në qershorin e 2018-ës iu bashkua “Merengues”. Reali kishte vendosur të paguante 38 milionë paund për një 16-vjeçar që nuk kishte luajtur më ashumë 117 minuta në futbollin profesionist.

Nën drejtimin e Julien Lupeteguit, Vinicius në shumicën e kohës ishte në stol. Trajneri spanjoll në 10 ndeshje i dha mundësinë sulmuesit brazilian që të zbriste në fushë vetëm për 12 minuta. Deri në ato momente nga të gjithë mediet në Spanjë aventura e Vinicius po parashikohej të ishte shumë e vëshhtirë. Por aventura e Julien Lupeteguit nuk ishte shumë e gjatë te Real Madrid, spanjolli u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Afrimi i Santiago Solarit në krye të pankinës së Real Madrid solli një erë të re për talentin brazilian.

“Vinicius ka sjellë në krahët e sulmit të Realit, një energji, mprehtësi dhe trimëri që nuk kanë të gjithë futbollistët “Los Blancos” për momenti”, tha eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague. “Në sytë e mi ai ka një pjesë të të dy Ronaldos. Kur fillon të luajë, fuqia, forca, ritmi, kontrolli që ka me topin në këmbët e tij, është i ngjashëm me atë të Ronaldo brazilianit. Kjo nuk do të thotë se ai do të jetë aq i mirë sa ai. Por se nisur nga ky krahasim ai duhet të ketë mentalitetin e duhur, të punojë shumë, të ketë fat me lëndimet dhe të ketë besimin e trajnerëve. Por tani ai ka në xhep një favor shumë të madh. Tifozët e Real Madridit e adhurojnë atë sa herë që prek topi.”

Vinicius ka shënuar katër gola – dy në La Liga dhe dy në Copa del Rey që nga debutimi i tij më 29 shtator. Ai ka zhvilluar shpejt një mirëkuptim me Karim Benzema, sulmuesin francez të Realit, i cili ka shënuar 10 herë në La Liga këtë sezon. “Kima dhe mirëkuptimi që ai ka me Benzema është më i mirë se ajo që Bale ka me francezin”, tha eksperti italian i futbollit, Mina Rzouki. “Ata të dy së bashku kanë ringjallur Real Madridin. Kur Ronaldo u largua. Është Benzema i cili është rritur dhe ka ndihmuar Viniciusin”.

logo hippo

Për momentin Vicinisus e ka rrugën të hapur për t’u krahasuar me dy moshatarë të tij që e kanë nisur shkëlqimin pak më herët. Bëhet fjalë për Mbape dhe Martial që tashmë janë lider në ekipet e tyre, PSG dhe Mançester Junajtid. Edhe pse me francezin, Mbape, Viniciusit do i duhet akoma edhe shumë punë, me Martial ai mund të vihet në peshore që tani. Ishin të shumtë njerëzit që kritikuan Real e Madridit që nuk bëri asnjë përpjekje për të marrë në ekip Mbapen verën e shkuar, kur ky i fundit fitoi edhe Kupën e Botës. Por tashmë që po shikojnë në aksion Vinicius dhe aftësitë e tij me topin shumë kanë filluar të kuptojnë këtë zgjedhje të presidentit të Realit, Florentino Perez. Vinicius ishte zgjedhja numër një në anën e majtë për ndeshjen e “El Clasico” të mërkurën dhe uellsiani, Garteh Bejl ishte zgjedhja e dytë. Braziliani ishte lojtari që e goditi më shumë portën në ndeshjen e parë Real Madrid -Barcelona. Nëse do të kishte pasur pak më shumë eksperiencë do ia kishte dalë që ta gjente edhe golin, por për momentin kjo është gjë që nuk i shqetëson shumë tifozët e Realit që shohin t’ju rritet një “yll” në shtëpinë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë