Ka ndodhur

Vilë në zonën e mbrojtur, arrestohen punëtorët e ndërtimit në Sarandë

Katër punëtorë ndërtimi kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”.

Policia njofton se janë arrestuar shtetasit, Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Të katër punëtorët, janë kontraktuar nga shtetasi A.R., (49 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim) dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë