Gazeta Si – Dy ambiente brenda një vile dykatëshe të përshtatura për kultivim kanabisi janë zbuluar në Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona, babai dhe dy djemtë e tij.
Qerim Xeka bashkë me dy djemtë e tij Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka kishin kthyer në ‘shtëpi bari’ një banesë të një emigranti që ndodhej në Greqi, të cilën ata e kishin marrë përsipër ta ruanin.
Policia kishte pasur informacion për shtëpinë e barit në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven të Krujës.
Banesa ishte në pronësi të një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi. Dy ambiente të kësaj vile në ndërtim e sipër ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.



Gjithashtu u gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




