Në Elbasan, në Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. Ministria e Mbrojtes njofton se këto pyje janë të përfshira në UNESCO dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi ështe terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat.
Në malin e Tërbunit, në bashkinë Pukë , vatra vazhdon të jetë aktive në pjesën veriore dhe në pjesen lindore në Fushe Kumulli. Në terren janë angazhuar: 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë. Ministria njofton se helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era por nuk paraqitet rrezik për banesat.
Në fshatin Flet, bashkia Fushë Arrëz, problem vazhdon te jete pjesa lindore e vatrës qe po avancon drejt kurorës se Fshatit Dardhe dhe Sakatit. Është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe si pasojë është përshkuar një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore.
Në Qarku e Lezhës, në Thirrë, vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.
Në Qarkun e Kukësit, zjarri është favorizuar nga era dhe helikopteri holandez ka punuar për shuarjen e tij, nderkohe qe ne terren janë angazhuar 35 trupa nga FA dhe autoritetet lokale.
Në Kacni, njësia administrative Selishtë, në Dibër, po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre ku zjarri vazhdon me intensitet mesatar.
Në fshatin Kallarat, njësia administrative Hor Vranisht, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra por zjarri është drejt shuarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




