Politike

Vijojnë shkarkimet, ikin dy diplomatë karriere në Athinë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, shkarkon nga detyra edhe 2 zyrtarë në Ambasadën Shqiptare në Athinë.

Mësohet se dy diplomatët e karrierës janë Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm Ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë