Ka ndodhur

Vijnë emigrantët, fluks në pikat kufitare për festa

Është rritur numri i hyrjeve të njerëzve dhe automjeteve nga Kapshtica dhe Qafë-Thana drejt Shqipërisë për festat e fundvitit, pavarësisht situatës së pandemisë dhe masave të reja për parandalimin e saj.

Kështu, më 24 dhjetor nga pika kufitare në Kapshticë, kanë hyrë në territorin tonë 1024 shtetas dhe 271 mjete.

Ndërkohë, në Qafë-Thanë kanë hyrë 1849 shtetas, ndërsa kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut, 1821 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë