Ka ndodhur

Vihet nën hetim qytetari që fotografoi votën, shpallet në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV

Nga Gazeta Si- Një 19 vjeçar do të procedohet në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tropojë dhe në Kukës.

 S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, akuzohet për “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së votimit.

O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë