Ka ndodhur

Vihet në pranga 32-vjeçari që dyshohet se u vodhi me dhunë sende të ndryshme disa shtetaseve

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2022, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases Xh. H., ndërsa më datë 13.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases M. B.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë