Gazeta Si Një 16-vjeçar i cili akuzohet si autor i disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Tiranës, është vënë në pranga nga forcat e Komisariatit Nr.4 të Policisë së Tiranës.
Adoleshenti me iniciale O.H., mbante gjithmonë një kapuç për të mos u identifikuar, por policia thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 9 prej vjedhjeve të kryera nga i dyshuari. 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës gjatë orëve të vona të natës.
Prej muajit shkurt 2022, deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekjeje nga agjentët. Dyshohet se adoleshenti ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



