Gazeta Si – Një 40 vjeçar, Alban Dalanaj, u arrestua në Tiranë si autor i dyshuar i 6 vjedhjeve të kryera gjatë muajit prill dhe maj në Tiranë.
Pasi kryente vjedhjet, largohej me monopatinë. Policia thotë se Dalanaj, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.