Nga Gazeta Si- Një 44-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi vidhte biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë në disa pallate teksa vjedh biçikletat dhe largohet duke i pedaluar ato qetësisht.
Ndaj 44-vjeçarit H. P. rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja"
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.