Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, të dyshuar si autor i dy vjedhjeve gjatë muajit tetor. Gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur edhe 167 doza me lëndë narkotike heroinë.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R. Sh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga ky shtetas, policia ka gjetur dhe sekuestruar 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë i implikuar ky shtetas.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




