Ka ndodhur

Vidhnin në pallate dhe makina, arrestohen 4 hajdutët në zonën e Unazës së Re

Gazeta Si – Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se vidhnin në një kompleks pallatesh në Unazë.

Policia thotë se në pranga kanë rënë L.Z., 23 vjeç, M.M., 21 vjeç, E.M., 22 vjeç dhe I.Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.

Dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMË”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë