Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar dhe një i tretë u shpall në kërkim, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të kryera në banesa e lokale në Tiranë.
Policia tha se në pranga u vunë dy prej tyre, E.D., 20 vjeç, i cili në bashkëpunim me E.G., 21 vjeç, i shpallur në kërkim, gjatë periudhës maj-qershor vodhën para dhe sende me vlerë në një banesë dhe 2 lokale.
Gjithashtu, u arrestua A.K., 33 vjeç, i cili gjatë ditës së djeshme ka vjedhur një shumë parash në një banesë të fshatit Arbanë të Tiranës.
Në kuadër të këtyre arrestimeve, janë sekuestruar bizhuteri, para dhe një automjet i autorëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.