Ka ndodhur

Vidhet me thikë kambisti, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim në Durrës

Gazeta Si – Një 63-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi në bashkëpunim me një person tjetër i kanë grabitur nën kërcënimin e  armës 1 milion lekë një kambisti në rrugë.

I arrestuari, V.R., 63 vjeç, banues në Durrës, ka qenë shoferi i mjetit, me të cilin janë larguar nga vendngjarja.

Shtetasi S.H, 58-vjeç, i cili ushtronte në rrugë, në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor ka bërë vetë kallëzim në polici.

Ai ka thënë se 2 shtetas të paidentifikuar e kishin marrë në automjet dhe duke e kanosur me mjet prerës (thikë), i kishin vjedhur një shumë parash, dhe më pas ishin larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë