Policia e Durrësit ka vënë në pranga një roje privat, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen e një sasie monetare nga kompania dhe nuk monitoroi kamerat e sigurisë.
Policia njofton se bëhet fjalë për 58-vjeçarin me iniciale A. H., i cili ishte edhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen 14. të Durrësit.
“Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




