Nga Gazeta ‘Si’- Një lokal i marrë me qira në Cërrik për qëllime elektorale nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ka denoncuar se është grabitur, pasi i mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë Sekretarja e degës së partisë në Cërrik, ajo e cila ka kallëzuar mëngjesin e sotëm mungesën e dy pajisjeve.
Sipas PD, në kompjuter ndodheshin të dhëna sensitive me databazën e të dhënave të anëtarësisë dhe që kanë për synim intimidimin e zgjedhësve.
Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të lokalit, duke nënkuptuar se autori/ët nuk kanë hyrë me forcë brenda.
“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.