Një farmaci është vjedhur para dy ditësh në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas burimeve, mësohet se autorët kanë thyer derën e farmacisë dhe kanë marrë prej andej medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.
Mësohet se hajdutët kanë pasur si objektiv vjedhjen e vitaminave që forcojnë imunitetin kundër Covid 19, kryesisht vitamina C.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




