Ka ndodhur

Vidhet banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan

Grabitet banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi.

Mësohet se autorët kanë mundur të marrin një shumë rreth 15 milionë lekë.

Familja Lleshi kishte vendosur sistem alarmi në banesë, por edhe pse sinjali i alarmit ka rënë, kompania që e kishte nën mbikëqyrje objektin nuk ka reaguar në kohë, duke ngjallur kështu dyshime tek familja e grabitur.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila në një njoftim paraprak bën me dije se autorët, ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund.

Policia thotë se në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë