Gazeta Si – Rreth 600 persona u evakuuan në Posada (Nuoro), midis Monte Longu dhe San Giovanni në Itali, për shkak të zjarrit gjigant që shpërtheu në bregun verilindor të Sardenjës.
Rruga shtetërore 131 “Diramazione Centrale Nuorese” është e mbyllur nga km 92, në km 145, midis Siniscola dhe Olbias.
Tre avionë “Canadair”, helikopterë të flotës rajonale dhe njerëz në terren të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile janë në aksion prej orësh për të shuar flakët, por operacionet vështirësohen nga era e fortë.
Zjarri në Monte Longu di Posada arriti pranë shtëpive, ku ndërhynë zjarrfikësit e Komandës Provinciale të Nuoro me gjashtë ekipe, 30 burra dhe 12 automjete.
Grosso incendio nella zona di Posada e Siniscola in Sardegna
— Kurosh1974 (@Kurosh_74) August 6, 2023
By Antonio Dessì pic.twitter.com/6ohNZAq2QJ
Mediat italiane raportojnë se kanë mbërritur helikopterët e flotës rajonale dhe disa “Canadair”, si dhe ekipe përforcimi nga mbrojtja civile rajonale.
Ndërkohë, alarmi i zjarrit ka rënë në pjesën më të madhe të Sardenjës. Përveç zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e Nuoros, vatra ka edhe në jug të ishullit.



Zona e Parco dei Sette Fratelli, është shkatërruar, ku dy ferma janë evakuuar. Dëmet në zonën e Feraxit ishin shumë të rënda: 4 ferma u shkatërruan nga zjarri i cili shkatërroi rezervat e grumbulluara të foragjereve.
Në zonën e Feraxit, flakët kanë shkatërruar agrumet dhe një fermë model, destinacioni i ekskursioneve shkollore çdo vit.
Flakët kërcënuan gjithashtu disa objekte akomodimi dhe të turistët duhej të evakuoheshin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



