Ka ndodhur

Video/ Zbulohet shtëpia me kanabis dhe municion luftarak në Krujë

Gazeta Si – Një 23-vjeçar është arrestuar në Krujë këtë të premte, pasi në banesën e tij u gjetën dy dhoma të përshtatura për kultivimin e kanabisit, ku u zbuluan 58 kg në total.

Veç kultivimit, i riu kishte bërë edhe ndërhyrje në rrjetin elektrik, duke furnizuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Fokusi” u arrestua V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Në banesën e 23-vjeçarit, u konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis.

“Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme”, njoftoi policia.

Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë