Pas 4 barazimesh radhazi në kampionat, Vllaznia ka fituar në Vlorë ndaj Flamurtarit, që nuk është më ai i zakonshmi, pasi merr pjesë në Kategorinë e Dytë. Shkodranët fituan 1-2 në këtë transfertë dhe tashmë kalimi në gjysmëfinale duket një formalitet.
Për Vllazninë shënoi 2 gola mesfushori Mustedanagiç, nga një në çdo pjesë, kurse për vlonjatët shkurtoi diferencën braziliani Oliveria. Trajneri Tomas Bërdariç aktivizoi një formacion miks në këtë ndeshje, duke ruajtur disa nga titullarët për sfidën e kampionatit.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale të Kupës të zhvilluar sot, Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit sa i takon kualifikimit. Shehu me penallti realizoi golin e Laçit, ndërsa për Egnatian barazoi Imeri. Dy cerrekfinalet e tjera, Dinamo-Partizani dhe Skënderbeu-Teuta, do të luhen nesër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




