Futboll

Video/ Vllaznia shkon në gjysmëfinale të Kupës, Partizani eliminon Dinamon

Vllaznia i bashkohet Teutës në gjysmëfiale të Kupës së Shqipërisë. Pas durrsakëve, të cilët eliminuan dje Skënderbeun, sot edhe shkodranët janë kualifikuar, pasi mundën 1-0 Flamurtarin në ndeshjen e kthimit.

Ishte një fitore e mundimshme për Vllazninë në “Loro Boriçi”, ku vlonjatët iu afruan disa herë golit në pjesën e parë, madje në fund të saj e gjetën rrugën e rrjetës, por VAR-i e anuloi atë. Pjesa e dytë ishte ndryshe, me Vllazninë që realizoi golin e fitores.

Mustedanagiç, i cili kishte shënuar edhe 2 golat e fitores në Vlorë, theu rezistencën e Flamurtarit. Me rezultatin e përgjithshëm 3-1 shkodranët kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, kurse ëndrra e vlonjatëve, të cilët këtë sezon luajnë në Kategorinë e Dytë, ka përfunduar këtu.

Laçi u kualifikua për në gjysmëfinale, falë penalltive, pasi të dyja ndeshjet me Egnatian u mbyllën në baazim, 1-1 dhe 0-0. Nga pika e bardhë kurbinasit gabuan 2 herë, kurse rrogozhinasit 3 herë.

Derbi i mbrëmjes mes Partizanit dhe Dinamos u fitua nga ekipi i kuq me rezultain 1-0, ndërsa ndeshaja e parë kishte pvrfunduar në barazim, 1-1. Xhuljano Skuka realizoi golin e fitores për Partizanin në “Air Albania”. Në gjysmëfinale Partizani do të ndeshet me Teutën, kurse Vllaznia me Laçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë