Vllaznia ka përmbushur parashikimet, duke fituar 2-1 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”. Një fitore që e ngjit skuadrën shkodrane në vend të parë, në kuotën e 53 pikëve. Por nuk ishte aq e thjeshtë, sepse korçarët shënuan të parët me anë të Berishës, i cili përfitoi nga një gabim i Adilit.
Vllaznia barazoi pas vetëm një minute me mbrojtësin Shehi. Ai devijoi saktë me kokë një top të krosuar nga këndi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë skuadra e Bërdariç shënoi edhe golin e fitores me sulmuesin Haris Dilaver. Tashmë shkodranët shpresojnë që Teuta rivale të ndalet nga Tirana në Durrës, por ashtu edhe që Partizani të mos fitojë me Kukësin.
Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Kastriotin. Episodi që duhet veçuar nga kjo ndeshje është kartoni i kuq i Nuabuezes vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Ai goditi kundërshtarin me bërryl dhe rrezikon një tjetër pezullim nga Disiplina. Bylisi, edhe pse me 10 vetë, fitoi derbin me Apoloninë falë një goli të Beji në kohën shtesë.
Java e 29-të e Superiores
Sot, ora 13:00
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Bylis-Apolonia 1-0
Kastrioti-Laçi 0-0
Ora 16:00
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.