Gazeta Si – Një penallti e gjuajtur dy herë nga turku Hakn Çalhanoglu në shtesën e pjesës së parë ka vendosur derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit. Feston skuadra e Inzagit, që rifutet bindshëm në garën e titullit, me 63 pikë ndaj 66 të Milanit dhe Napolit, dhe njëkohësisht pret shpresat e Juventusit, që mbetet në kuotën e 59 pikëve.
Ishte një betejë e vërtetë në “Stadium”, ku djemtë e Alegrit nuk patën fatin me vete, pasi në fillim u ndalën nga traversa, pas gjuajtjes së Kielinit, kurese në pjesën e dytë Zakaria goditi shtyllën. Raste të mira për Juventusin patën edhe Dibala dhe Vlajhoviç, por asnjëri nuk mundi të shënonte.
Episodi më i kontestuar ishte ai i fundit të pjesës së parë. VAR-i akordoi një peanllti në favor të Interit, pas një kontakti të Moratës ndaj Dumfris. Çalhanoglu u ndal nga Shezni në tentativën e parë, por penalltia u përsërit, sepse lojtarët e Juventusit u futën në zonë para kohe. Në tentativën e dytë turku u tregua i saktë, duke shënuar golin e fitores.
Trajneri Masimiliano Alegri reagoi me mjaft nervozizëm në momentin e dhënies së penalltisë në favor të Interit.
JUVENTUS-INTER 0-1
Juventus (4-2-3-1): Shezni, Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro (De Shilio), Rabiot (Artur), Lokateli (Zakaria), Kuadrado (Bernardeski), Dibala, Morata (Kean), Vlahoviç. Trajner: Alegri.
Inter (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni, Dumfris (Darmian), Barela, Brozoviç (Galiardini), Calhanoglu (Vidal), Perisiç, Martinez (Korrea), Xheko (Gosens). Trajner: Inzagi.
Shënues: çalhanoglu 50’ (penallti)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




