Gazeta Si – Policia Rrugore ka udhëzuar qytetarët për rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin në uljen e fëmijëve në automjete.
Fëmijët duhet të përdorin domosdoshmërisht rripin e sigurisë, pavarësisht sedijes së caktuar për moshën e tyre.
Policia njofton se në rastet e mosrespektimit, drejtuesit e mjeteve do të përballen me penalitetet përkatëse.
Sipas policisë fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parë, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!
“Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




