Euro 2020

Video/ UEFA zgjedh skuadrën e turneut, Italia kampione zë gjysmën e formacionit

Janë 5 italianët e përzgjedhur nga UEFA në 11-shen më të mirë të Euro 2020. Kampionët e rinj të Europës përfaqësohen me numrin më të lartë të lojtarëve në formacionin e rreshtuar me modulin 4-3-3.

Në portë, sigurisht që është heroi i “Wembley”-t, Xhixho Donaruma. Në mbrojtje janë Kajli Uollker, Leonardo Bonuçi, Herri Mehuajër dhe Leonardo Spinacola, që pavarësisht dëmtimit, ran ë sy me lojën e tij në 4 ndeshjet e para.

Në mesfushë janë vendosur Zhorzhinjo, Pierr-Emil Hojbjerg dhe talenti Pedri. Në sulm, treshja përbëhet nga Federiko Kieza, Romelu Lukaku në qendër dhe Rahim Sterling.

Emrat e jurisë që ka votuar për formacionin më të mirë të Euro 2020 janë këta: Paki Boner (Irlandë), Esteban Kambiaso (Argjentinë/Itali), Fabio Kapelo (Itali), Kosmin Kontra (Rumani), Korin Diakre (Francë), Zhan-Fransua Domergue (Francë), Dushan Fitzel (Çeki), Stefen Frojnd (Gjermani), Frans Hoek (Holandë), Aitor Karanka (Spanjë), Robie Kin (Irlandë), Gines Melendez (Spanjë), David Mojes (Skoci), Miksu Paatelainen (Finlandë), Peter Rudbek (Danimarkë), Uilli Rutensteiner (Austri)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë