Gazeta Si – Ekipet e shpëtimit po punojnë pa u lodhur në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi dhe mëngjesin e sotëm, 102 orë pas katastrofës, gjashtë persona u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të madhe të shembur në Antakia, një nga qytetet kryesore të prekura, qendra e provincës së Hatajit.
Gjithashtu, në këto orë shenja jete kanë ardhur edhe nga të paktën 3 persona të tjerë të mbetur nën rrënojat e së njëjtës godinë, me ekipet e shpëtimit që po shumëfishojnë përpjekjet e tyre.
(VIDEO) 2 sisters pulled alive from rubble as massive search and rescue efforts continue in Türkiye’s quake-hit areas
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 10, 2023
🕙Rescued after 100 hours
👭Sisters are from SE Kahramanmaras province
🚑Both were given medical attention https://t.co/g1gdEXOGY9 pic.twitter.com/FeU9YgS8Jl
Dje, një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj: ajo kishte rezistuar për 83 orë, ndërsa në Gazantyep, një qytet tjetër i rrënuar, një djalë 17-vjeçar mbijetoi për 94 orë dhe u tërhoq i gjallë nga ekipet e shpëtimit.
Fijet e shpresës vijojnë në një katastrofë e cila, në bazë të një numri ende të përkohshëm, ka shkaktuar vdekjen e 21,000 njerëzve.
92. saatte mucize kurtuluş.
— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) February 9, 2023
Kahramanmaraş’taki arama kurtarma çalışmalarında bir kadın enkaz altından sağ çıkarıldı. pic.twitter.com/MAT8lwKpFb
Për të mundësuar përpjekjet e ndihmës dhe për t’u marrë me katastrofën humanitare, Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e përkohshëm të disa sanksioneve ekonomike ndaj qeverisë qendrore të Sirisë, ndërsa PKK, organizata kurde për vite në luftë kundër regjimit turk të Erdoganit, shpalli një armëpushim të njëanshëm të zjarrit.
Ndërkohë, diktatori sirian Asad shkoi sot për një vizitë në Alepo për të verifikuar personalisht dëmin. Ai më pas takoi disa të plagosur në spital së bashku me gruan e tij Asma. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Sana”, zëri zyrtar i qeverisë së Damaskut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




