Ka ndodhur

Video/ Tropojë, parcelat me kanabis ruhen me kamera sigurie dhe granata

Gazeta Si – Kultivuesit e drogës janë bërë më “soft” kohët e fundit. Një pjesë kanë përshtatur teknologjinë e re, duke përdorur me kamera sigurie për ruajtjen e parcelave me kanabis.

Por ka edhe nga ata që janë treguar më “radikalë”, si në rastin e fundit në Tropojë, ku policia ka zbuluar përveç kamerave të inztaluara në pyje, edhe granata për shpërthim në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike.

Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçar, A.H., si edhe është shpallur në kërkim një i ri, vetëm 21 vjeç, me iniciale B.Ç., pasi dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike në zonën e Bajram Currit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, ku dyshohet se dy personat kanë hapur një parcelë kanabisi në fshatin Kovaç dhe për ta vëzhguar dhe mbrojtur drogën vendosën kamera sigurie, si edhe granata, si kurth ndaj çdokujt që mund të futej aty pa leje. Të njëjtën gjë ata kanë bërë edhe gjatë verës së vitit 2020 sipas policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë