Gazeta Si – Dy turistë, të cilët po eksploronin natyrën u rrëzua nga lartësia në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në kryeqytet. Në ndihmë të turistëve D.K. 50 vjeçe dhe K.K. 80 vjeç shkuan forcat e komisariatit Nr.1 të policisë.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 turistëve dhe dhënia e ndihmës së parë.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




