Futboll

Video/ Tirana shkrin Laçin për 45 minuta, tregon supermaci prej ekipi kampion

Gazeta Si – Për Tiranën duket se nuk kanë rivalë në garën e titullit, edhe pse kampionati ka edhe shumë javë. Në sfidën e sotme me Laçin, që u quajt edhe sfidë titulli, pasi përplaseshin dy kryesuesit, kryeqytetasit treguan diferencën e madhe me rivalin dhe fituan 4-0. Dhe këtë e bënë brenda 45 minutave të para.

Redon Xhixha dy herë, Najdovski dhe Seferi shënuan 4 herë në portën e Laçit, që bëri gabime të pafalshme në mbrojtje. Dy prej këtyre golave kurbinasit i dhuruan vetë dhe më pas e patën të pamundur të futeshin në ndeshje. Ata vetëm sa shkurtuan diferencën në 4-1 me penallti.

Tirana shkëputet sërish në 6 pikë nga Laçi dhe me atë që tregoi sot në “Air Albania”, titullin mund ta humbasë vetëm ajo. Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Teutës dhe mbetet në kuotën e 38 pikëve në vend të tretë. Madje, kuksianët i shpëtuan humbjes në fund, pasi më parë ishin ndëshkuar nga durrsakët me Hebajn.

Një ndeshje shumë e fortë ishte ajo mes Egnatias dhe Kastriotit, që luajnë për mbijetesë. Rrogozhinasit fituan 2-1, por nuk mungoi tensioni mes lojtarëve në fushë. Secila skuadër shënoi me penallti, ndërsa në fund Egnatia gjeti golin e fitores me Ademin dhe për momentin ka dalë nga zona e rënies.

Abissnet Superiore, java e 22-të
Sot
Tirana-Laçi 4-1
Kukësi-Teuta 1-1
Egnatia-Kastrioti 2-1
Të premten
Dinamo-Partizani 0-0
Skënderbeu-Vllaznia 2-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë