Futboll

VIDEO/ Tirana pa fat, një gabim i vetëm i kushton eliminimin

Mbyllet në “Air Albania Stadium” aventura e Tiranës në Ligën e Kampionëve, në turin e dytë. Një gabim i vetëm në ndeshjen me Crvena Zvezdën i ka kushtuar eliminimin dhe është për të ardhur keq, sepse paraqitja e kampionëve të Shqipërisë ishte mjaft e mirë. Të paktën 4 raste për gol dhe një shtyllë e Muçit për bardheblutë, kurse serbët nuk dhanë asgjë për t’u mbajtur mend në këtë 90-minutësh, përveç golit të portugezit Tomane. Tani Tirana kalon në Ligën e Europës dhe pret të mësojë kundërshtarin e turit të tretë eliminator.    

https://streamable.com/hygn43

Trajneri Emanuel Egbo hodhi në fushë të njëjtin formacion që luajti ndaj Dinamo Tbilisit. I vetmi ndryshim ishte aktivizimi i Hoxhallarit nga minuta e parë, pasi Ismajlgeci u dëmtua dhe nuk ishte as në stol.

Pjesa e parë ishte vërtet e mirë për Tiranën , me përjashtim të minutave të para, kur skuadra bardheblu luajti pak e ndrojtur. Tri herë rrezikuan kampionët e Shqipërisë në portën e serbëve, me anë të Muçit, brazilianit Kale dhe Hoxhallarit. Crvena Zvezda nuk u shfaq asnjëherë rrezikshëm gjatë 45 minutave të para në portën e Likës.

Në pjesën e dytë trajneri Stankoviç, i pakënaqur nga të tijtë, hodhi në fushë Ivaniç e më pas Rodiç. Muçi është pa fat, teksa godet shtyllën dhe më pas vjen ndëhskimi për Tiranën. Mbrojtja bardheblu gabon në mbulim dhe serbët shënojnë me kokë në një goditje këndi. Kobina ka një rast shumë të mirë për të barazuar shifrat, por gabon në gjuajtjen brenda zonës.

Egbo e zëvendëson dhe afrikani shpërthen nga nervat. Në minutat shtesë është Torasa që ka një rast të barazojë, por nuk ia del dhe këtu mbyllet gjithçka.   

https://streamable.com/iv1r42

Tirana-Crvena Zvezda 0-1

Golat: Tomane 61’

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari (Toli 76’), Batha, Çelhaka, Kobina (Vrapi 72’), Torasa, Kale (Avdijaj 85’, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek (Rodiç 60’), Milunoviç, Pankanov, Nikoliç, Sanogo, Spiridonoviç (Ivaniç 46’), Kanga, Katai, Tomane. Trajner: Dejan Stankoviç

Gjyqtar: Sjoberg (Suedi)

Kartonë të verdhë: Vangjeli 32’, Çelhaka 43’, Najdovski 53’ / Sanogo 34’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë