Futboll

VIDEO/ Tirana mund Dinamo Tbilisin, pret serbët e Crvena Zvezda në Air Albania

Kryevepër e Tiranës në mes të Gjeorgjisë. Kampionët e Shqipërisë kanë mposhtur Dinamon e Tbilisit, në raundin e parë të të Champions Leagues. Në minutat e para të ndeshjes, bardheblutë vuajtën, ku shpëtuan për mrekulli nga goli, pas një gabimi të Ilion Likës brenda zonës dhe Najdovski shpëton Tiranën, duke larguar topin, që po shkonte drejt portës. Minutat në vazhdim folën për kryeqytetasit, të cilët ishin të rreshtuar mirë në mbrojtje dhe rrezikuan portën e gjeorgjianëve. Në minutën e 40-të Batha provon me një gjuajtje spektakolare nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën.  Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Torasa përfiton nga hezitimi i portierit dhe mbrojtjes kundërshtare, duke kaluar në avantazh bardheblutë.

https://streamable.com/77mbar

Pjesa e dytë nis me një aksion të rrezikshëm të Dinamos, ku një pasim i rrezikshëm në zonë kalon gjithë pasqyrën e portës dhe fatmirësisht nuk merr devijim drejt Likës. Në minutën e 66-të Muçi dhuron spektakël dhe jep një top mjaft të bukur për Cobbinah, që provon të depërtojë drejt zonës, por rrëshket në momentin e fundit. Zëvendësimi i parë për kryeqytetasit erdhi në minutën e 71-të, ku trajneri Egbo largon Calé dhe vendin e tij e zë Ardit Toli, që bën debutimin me bardheblutë. Në minutat në vazhdim Dinamo ‘’zgjohet’’ dhe rrezikon disa herë portën e Ilion Likës, ku në minutën e 78-të, gjeorgjianët shënojnë pas një goditje dënimi, por gjyqtari vendos ta anulojë për pozicion jashtë loje. Në minutën e 82-të Tirana forcon ndjeshëm mbrojtjen, largohet Torasa, vendin e tij e zë Gentian Muça.

Për të hipotekuar këtë sukses, mendoi Ismailgeci, i cili shënoi golin e sigurisë për kryeqytetasit. Përpos 8 minutave shtesë, asgjë nuk ndryshon. Me këtë rezultat Tirana e sheh veten në  raundin tjetër paraeliminator të Champions Leagues, aty ku do të presë serbët e Crvena Zvezda në Air Albania.

https://www.instagram.com/p/CEFQAEShSR3/

FORMACIONET ZYRTARE:

Shënues: Torassa45+4′ , Ismajlgeci 85′

DINAMO TBILIS: Kvaskhvadze, Iashvili, Amoussou, Kobouri, Lochoshvili, Kardava, Papava, Shulaia, Pernambuco, Bughridze, Kapanadze. Trajner: Kakhaber Chkhetiani

TIRANA: Lika, Toshevski, Vangjeli, Najdovski, Ismailgeci, Batha, Celhaka, Cobbinah, Torassa (Muça), Calé (Toli), Muçi (Avdiaj). Trajner: Emmanuel Egbo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë