Futboll

Video/ Tirana “manita” për titullin kampion, Kukësi tallet me Partizanin

Janë luajtur ditën sotme 5 ndeshjet e radhës, për sa i përket javës së 28-të në Kategorinë Superiore. Tirana kryesuese ka fituar 0-5 në Gjirokastër dhe vazhdon kështu edhe më e sigurt marshimin drejt titullit kampion. Cobbinah, Vangjeli, Hasani, Batha me penallti dhe Dunga i dhanë një trepikësh të rëndësishëm skuadrës së Egbo, që shkon 59 pikë dhe ruan distancën e 9 pikëve me Kukësin.

https://streamable.com/panb9u

Në kryeqytet, sakaq, Partizani-Kukësi prodhoi 4 gola. Abazaj, në fund të pjesës së parë realizoi golin e parë duke zhbllokuar supersfidën në “Selman Stermasi”. Në minutën e 52-të, dyfishohet rezultati. Mbrojtësi Boldor shënon në portën e tij. Kukësi ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 62-të, me anë të Ethemit, i cili kalon Teqen me një parabolë mjaft të bukur. Solomon rihapi sfidën, 15 minuta nga fundi.

https://streamable.com/a9iewu

Laçi dhe Vllaznia, përfundoi 5-2, ku kurbinasit kanë shënuar me Markun, Deliun, Ignjatovic, Prengaj dhe Rapo. Për shkodranët shënuan Zogaj dhe Lika. Skënderbeu ka fituar 1-0 në Vlorë, duke zyrtarizuar rënien matematikisht nga kategoria të ekipit vlonjat. Në ndeshjen tjetër, Bylisi fitoi 1-0 ndaj Teutës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

Luftëtari-Tirana 0-5

Shënues: Vangjeli 3’, Cobbinah 20′, Hasani 42′, Batha 66′, Dunga 77′

Bylis-Teuta 1-0

Shënues: Goxha 90′

Laçi-Vllaznia 5-2

Shënues: Marku 17’, Deliu 34’, Ignjatovic 79′, Prengaj 84’, Rapo 90+3’/ Zogaj 50’, Lika 82′

Flamurtari-Skënderbeu 0-1

Shënues: Gripshi 59′

Partizani-Kukësi 1-3

Shënues: Solomon 72’/ Abazaj 45′, Boldor 50′ (aut.), Ethemi 60′


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë