Ndeshja mes Evertonit dhe Njukasëllit në kampionatin anglez u ndërpre për 8 minuta, për shkak të futjes në fushë të një tifozi. Ai hyri në fushë në minutën e 49-të dhe u lidh me shtyllën e portës së mbrojtur nga Asmir Begoviç.
We're turning into real joke of a club. Fan cable ties his neck to the post, and another hits him. #EVENEW #Everton pic.twitter.com/lBd0Etmd3E
— Richard Murray (@Richard24264898) March 17, 2022
Tifozi përdori një fashetë, me të cilën lidhi shtyllën me qafën e tij, duke krijuar jo pak panik. U desh ndërhyrja e forcave të rendit për ta liruar me ndihmën e një palë darëve të mëdha për të këputur fashetën.
Pas 8 minutash loja rifilloi, ndërsa tifozi i futur në fushë u shoqërua nga agjentët e policisë dhe stjuardët. Protesta e këtij tifozi kishte të bënte me rritjen e çmimit të karburantit. Mesazhin e tij tifozi e kishte shkruar edhe në fanellë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




